Transmetuar më 17-04-2019, 21:16

Lazio  ka fituar këtë mbrëmje ndaj Udinezes duke marrë tre pikë të çmuara bë "Serinë A".

Bardhekaltërit arritën të fitojnë me rezultatin e pastër 2-0, falë golave të Kaisedos në minutën e 21-të dhe autogolit të Sandros në të 24-ën.

Sfida e prapambetur mes Lacios dhe Udinezes, u luajt për javën e 38-të të kampionatit italian.

Tomas Strakosha, i cili u aktivizua në këtë ndeshje, arriti të presë një penallti në minutën e 52′ përballë De Pol.

Më poshtë keni videon e pritjes së 11–metërshit./a.k/noa.al/