Transmetuar më 18-04-2019, 00:36

Publikohet nga opozita një foto që sugjeron imazh të Taulant Ballës, nga Çermenika, ndërsa sot është Sekretar i Përgjithshëm i PS dhe kryetar i grupit parlamentar, pra numri dy i PS-së.

Në foto shikohet një model i veçantë i flokëve të Taulantit gjatë kohës që ai jetonte në shtëpinë e tij në fshatin Çermenikë.

Foto është publikuar filimisht në faqen e facebook të Nënkryetarit të PD, Edi Paloka.

Çermenika është një fshat malor në rrethin e Librazhdit rreth 120 kilometra larg. Deri para pak vitesh që të zbrisje nga Çermenika në Librazhd nuk ka pasur rrugë.

Gazeta e PD e përshkruan kështu këtë foto: "Kryesisht Taulanti zbriste me mushkë deri në Librazhd. Rrugëtimi nga Çermenika në Librazhd zgjaste rreth 5 orë. Tani gjërat kanë ndryshuar shumë.

Taulanti ka zbritur në Tiranë dhe është numri dy i partisë në pushtet. Por nuk mbaron këtu. Taulanti ka ndryshuar modelin e flokëve. Nga model “lesh sqetllash”, tani i ka bërë flokët me modelin “terital” si 80 lekshat e dikurshëm, gjithsesi është një ndryshim mjaft i madh. Ndërsa atëhere Taulanti vishte kryesisht tuta sintetike, tani nuk heq kollaren dhe kostumet i mban firmato".