Loading...
Studimi: E lini duhanin duke nuhatur këto aroma
Transmetuar më 18-04-2019, 00:55

Lënia e duhanit është diçka e vështirë. Shumë e vështirë. Megjithatë, një studim i ri ka zbuluar një mënyrë të re për t’ju ndihmuar në këtë proces – dhe nuk përfshin asnjë medikament!

Sipas hulumtimeve, mjafton të nuhatni aroma të kënaqshme – siç është çokollata, vanilja apo mente – për ta zvogëluar dëshirën që ndjeni për të ndezur një cigare.

Studimi ka zbuluar se edhe duhanpirësit të cilët nuk kishin qenë duke provuar ta linin duhanin, kishin pasur 23% reduktim të nevojës për të ndezur cigare kur kishin nuhatur aromën e preferuar.

Shkencëtarët thonë se përdorimi i aromave të mira për të ndihmuar në lënien e cigares është një metodë e re dhe shumë premtuese, por që duhet të punohet më shumë.

Loading...
Loading...