Transmetuar më 18-04-2019, 07:36
Foto ilustruese

Një shpërthim i fuqishëm eksplozivi është shënuar në orët e vona të natës që lamë pas.

Rreth orës 23:55 të së mërkurës, në Fushë Krujë, në mobilerinë e shtetasit Sh.Karaj, ka shpërthyer një sasi lëndë plasëse.

Si pasojë e shpërthimit ka vetëm dëme materiale, pa të lënduar në njerëz për shkak se në kohën e ngjarjes mobilieria ishte e mbyllur.

Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e plotë të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Ndërkohë po merret në pyetje i zoti i mobilierisë për ndonjë konflikt të mundshëm. /a.y/noa.al