Transmetuar më 18-04-2019, 07:58
Mogherini në një konferencë për mediat

Përfaqësuesja e Lartë e Bashkimit Europian për Punët e Jashtme dhe Politikën e Sigurisë, Frederica Mogherini, thotë se pret që në muajin qershor të çelen negociatat me Shqipërinë.

Të njëjtën gjë ajo thotë edhe për Maqedoninë e Veriut.

Deklarata e politikanes së lartë u bë gjatë fjalës së mbajtur në seancën plenare të Komitetit të Parlamentit Europian të Punëve të Jashtme

“Kur të shikoni në hartën e Europës, shihni se Ballkani është në Europë. Prandaj, në vend të fjalës zgjerim, më pëlqen të them ribashkim i Ballkanit me Europën”, u shpreh Mogherini.

Deklarata e politikanes së lartë të BE vjen në një kohë kur parlamenti holandez votoi për rikthimin e vizave me Shqipërinë. /a.y/noa.al