Loading...
Fëmija 4 vjeç gëlltit një tullumbace, humb jetën i mbytur
Transmetuar më 18-04-2019, 08:55

Një fëmijë vetëm 4 vjeç humbi jetën i mbytur, pasi gëlltiti një tullumbace. Dyshohet se vogëlushi po tentonte që ta frynte tullumbacen, por befas e thithi duke i ngecur në fyt.

Ngjarja e rëndë ndodhi të shtunën që lamë pas në Olot të Spanjës, teksa vogëlushi po lozte në shtëpi.

Pavarësisht dërgimit në spital, vogëlushi ndërroi jetë. Kjo pasi tullumbacja kishte ngecur në trakenë e fëmijës, gjë që u konfirmua nga autopsia.

Tullumbacet sipas mjekëve pediatër janë mjaft të rrezikshme për fëmijët nën 6 vjeç, për shkak se nuk dinë si ti përdorin në mënyrën e duhur dhe për pasojë mund të bllokojnë rrugët e frymëmarrjes, shkruan noa.al.

Për këtë arsye apelohen prindërit që të bëjnë kujdes dhe të shmangin sa më shumë që të lejojnë fëmijët të luajnë me këto tullumbace. /a.y/noa.al

Loading...
Loading...