Transmetuar më 18-04-2019, 09:30

Një djalë 30 vjeç, i cili ishte dehur pas një feste, u zgjua mëngjesin pasues në shtëpinë e gabuar. Vetëm në mëngjesin e së dielës që lamë pas, të zotët e apartamentit e gjetën duke fjetur dhe reagimi i tyre është i paparë.

Historia vjen nga Skocia, ku i riu i dehur kishte marrë një taksi në dalje të festës.

Duke u ndjerë i shkatërruar vendosi që të kthehej në shtëpinë ku mbahej festa për të fjetur, por në kthim ngatërroi apartament.

Në mëngjes të zotët e shtëpisë e gjetën në sallon, ndërsa i riu iu tha, “Jam ai i festës së djeshme”, shkruan noa.al.

Në përgjigje ndaj tij dy bashkëshortët i thanë, “Të garantojmë se këtu nuk ka pasur asnjë festë”. Më tej në vend që të frikësoheshin nisën të qeshnin me mysafirin e paftuar dhe i ofruan një çaj, për ta ndihmuar që ti dilte pija. /a.y/noa.al