Transmetuar më 18-04-2019, 09:37

Kolegji i Posaçëm i Apelimit shkarkoi nga detyra ditën e sotme gjyqtarin Astrit Faqolli.

Me këtë vendim gjyqtari largohet nga sistemi i drejtësisë, pasi KPA shfuqizoi vendimin e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, i cili nga verifikimet e bëra, e konfirmoi në detyrë.

Por ky vendim u ankimua nga Komisioneri Publik, duke çuar në shkarkim e gjyqtarit të Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë.

Komisioneri publik e ankimoi vendimin duke thënë se konfirmimi në detyrë i subjektit të rivlerësimit nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit është bërë në interpretim të gabuar të ligjit dhe të provave të administruara gjatë hetimit administrativ në kuadër të procesit të vetingut.

Astrit Faqolli iu nënshtrua me prioritet procesit të vetingut, për shkak të kandidimit në Këshillin e Lartë Gjyqësor. /a.y/noa.al

Del i pastër, KPK konfirmon në detyrë gjyqtarin Astrit Faqolli