Meta: Ndërtimet e sforcuara nëpër qytete, rrezikojnë zhdukjen e monumenteve të kulturës
Transmetuar më 18-04-2019, 10:03

Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Monumenteve të Kulturës dhe Vendeve Arkeologjike, Presidenti Ilir Meta, përshëndet të gjithë përfaqësuesit dhe specialistët e trashëgimisë sonë kulturore për pasionin dhe përkushtimin e veçantë të treguar ndër vite.

Duke publikuar disa fotografi, ai shkruan se shqiptarët janë krenarë për pasurinë dhe trashëgiminë e tyre arkeologjike dhe kulturore.

Por sipas tij, ndërtimet e sforcuara nëpër qytete po vendosin para rrezikut të shkatërrimit e zhdukjes shumë nga këto vlera të rralla kombëtare.

“Ndaj apeloj që ta mirëmbajmë këtë pasuri, si trashëgimi të çmuar të të parëve tanë. Të mos harrojmë se pas dëmtimit të çdo monumenti, objekti kulti,

afresku apo vendi arkeologjik dëmtohet identiteti ynë kombëtar dhe kulturor, si dhe humbet një shans për të vendosur historinë dhe trashëgiminë në dobi të së ardhmes”, shprehet Presidenti. /a.y/noa.al

Loading...
Loading...