Transmetuar më 18-04-2019, 12:06

Këngëtarja Miriam Cani ndihet e realizuar sa i takon jetës familjare edhe asaj profesionale.

Ndërsa para disa kohësh publikoi këngën “Parajsë”, ajo zbulon se çfarë e bën të ndihet si në parajsë.

Në një intervistë për revista ‘Class’, ajo shprehet se, “Pa dyshim familja ime. Ata janë gjithçka që unë kam ëndërruar gjithmonë.  Edhe profesioni im më bën shumë të lumtur, por është gjithmonë dytësor”.

Ajo zbulon se parajsën dhe paqen e vërtetë e gjen gjithmonë në shtëpi pranë njerëzve të zemrës që e duan pa kushte.

E pyetur se partneri i saj Alban Skënderaj duket se është shumë i lidhur me vajzën Ameli, Miriami thotë “Çdo herë kur i shoh falenderoj Zotin që mi ka dhuruar në jetën time. Është familja që kam ëndërruar gjithmonë të kem”. /a.y/noa.al