Transmetuar më 18-04-2019, 12:20

Ambasadori i Bashkimit Europian në vendin tonë, Luigi Soreca përshëndet krijimin e grupeve parlamentare të Partisë Demokratike të drejtuar nga Rudina Hajdari dhe atë të Lëvizjes Socialiste për Integrim, të drejtuar nga Nimet Musai.

Soreca thotë se dëshirohet që opozita të shkojë në zgjedhjet lokale.

“Duam që opozita të dialogojë jo vetëm me palët e veta por edhe me qeverinë për tu futur në zgjedhjet lokale. Tani është koha për dialog dhe të ketë pjesëmarrje në zgjedhjet lokale”, u shpreh ambasadori.

Deklarata e tij u bë gjatë një aktiviteti ku ishte i pranishëm, ku dhe ju përgjigj interesit të mediave. /a.y/noa.al

Zgjedhjet e 30 qershorit, Rudina Hajdari sfidon Bashën: S’e lëmë vendin pa opozitë!

Opozita e re me dy grupe parlamentare, kush e drejton PD dhe kush LSI