Loading...
Kthesa e bujshme: Kush viziton sajtet për të rritur, duhet të identifikohet
Transmetuar më 18-04-2019, 12:42

Një kthesë për të mbrojtur të miturit! Që nga 15 korriku do të hyjë në fuqi një ligj i ri në Britaninë e Madhe, ku vizitorët e sajteve për të rritur, duhet të identifikohen si të rritur në mënyrë që të ndalohet shikimi për personat nën moshën 18-vjeçare.

Njoftimi u dha pas miratimit të versionit të fundit të ligjit të propozuar në vitin 2014, por të rinovuar nga Margot James, zëvendësministre e sektorit dixhital në qeverinë e  Theresa May.

“Vendosja e një sistemi të detyrueshëm për verifikimin e moshës bëhet për herë të parë në botë. Por teksa tentohet të ruhet privatësia e përdoruesve, rrezikohet që fëmijët të shohin skena të papërshtatshme”, deklaroi James.

Kështu vizitorët e mitur do të bllokohen, ndërsa ato adresa që nuk respektojnë këtë parim do të gjobiten, shkruan noa.al.

Por kritikat janë përqendruar në faktin se shumë sajte janë përtej Britanisë së Madhe, çka e bën të vështirë zbatimin e ligjit. /a.y/noa.al

Loading...
Loading...