Transmetuar më 18-04-2019, 14:39

Ditën e sotme aktori i humorit Olsi Bylyku feston ditëlindjen dhe në këtë ditë të shënuar, nuk kanë munguar urimet nga dy miqtë e tij të emisionit ‘BE Caffee’.

Bes Kallaku dhe Erion Isai i kanë bërë dy urime të gjetura, teksa kanë publikuar foto me të.

“Olsi Bylyku vëllai im i vogël, vetja ime në moshën tënde, urime ditëlindjen, ke rrugë dhe karrierë të gjatë përpara.

Zoti mbarë në gjithçka, përqafime. Edhe 100 role të tjera”, shkruan Besi.

Ndërkohë Erioni në urimin e tij thotë, “Gëzuar ditëlindjen qoftë jeta jote si talenti që zoti të ka falur.. e pambarimtë, me peshë, shkëlqim, dhe plot emocion. Je mik!” /a.y/noa.al