Transmetuar më 18-04-2019, 16:16

Një person i shpallur në kërkim është arrestuar nga policia e burgut të Fierit.

Policia e burgjeve ka ndaluar shtetasin me iniciale O.S. të shpallur në kërkim, pasi ditën e sotme është paraqitur për të takuar një të dënuar në burgun e Fierit.

Nga verifikimet e kryera nga ana e Policisë së Burgut në bashkëpunim me Policinë e Shtetit, rezultoi se ky shtetas është shpallur në kërkim nga Drejtoria e Policisë Tiranë, për veprën penale të mashtrimit.

Policia e Burgjeve ka ndaluar menjëherë këtë personin dhe ka njoftuar Drejtorinë Vendore të Policisë Fier.