Transmetuar më 18-04-2019, 16:21

Kryeministri Edi Rama, reagoi para pak mbi raportin që publikoi “Gazetarët pa Kufij”, duke mohuar kritikat e evidentuara në raport e njëherësh duke akuzuar opozitën shqiptare si me dy standarde.

“Me këtë qeveri s’ka media të shantazhuar dhe liri të mohuar!”, – tha z.Rama në përgjigje të shqetësimeve të shumta që ngre raporti i dalë sot nga “Gazetarët pa Kufij”.

Kurse duke iu përveshur opozitës që po sot shprehu kritika të ashpra ndaj qeverisë pas daljes së raportit, z.Rama komentoi:

“Një pasqyrë kujtese "virgjëreshave" që vrisnin qytetarë,rrihnin e plagosnin gazetarë dhe sot bëjnë moral”.

Megjithatë, z.Rama pranon se pavarësisht faktit sipas tij se mediat shqiptare nuk shantazhohen, ka ende për të bërë.

Në këtë pikë, z.Rama e një gur vrau dy zogj, kur paralajmëroi edhe masa kundër “fake new”:

“Ka ende shumë për të bërë për lirinë e medias dhe ndarjen e lumit të informacionit nga llumi i kazanit po ashtu”, – tha z.Rama. /noa.al/

Lexoni dhe: Gazetarët pa Kufij i “tërheqin veshin” Ramës: Mjaft u the mediave shqiptare kazan!

Lexoni dhe: Presidenti Meta shpreh shqetësim të thellë për rënien e lirisë së medias në vend që evidentojnë “Reporterët pa Kufij"