Transmetuar më 18-04-2019, 16:32

Shtyhet për seancën tjetër kërkesa e Partisë Socialiste për afatin e komisionit të reformës zgjedhore.

PS kërkoi shtyrjen e Komisionit të Reformës zgjedhore më 28 Nëntor, ku të përfshihej edhe diskutimi për sistemin zgjedhor.

Përmes një letre, kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla kërkoi nga kryetari i  Kuvendit Gramoz Ruçi ndryshime në vendimin për komisionin e reformës zgjedhore.

Në letër, Balla kërkonte që afati i komisionit të reformës zgjedhore që është deri më 5 maj të zgjatet dhe të punojë edhe për sistemin zgjedhor.

“Me qëllim realizimin e krijimit të Komisionit të Posaçëm "Për realizimin e Reformës Zgjedhore" dhe përfundimin e punës për miratimin e nddryshimeve të kuadrit ligjor zgjedhor për trajtimin e rekomandimeve të raporteve të OSBE/ODIHR-it për tre zgjrdhjet e fundit të viteve 2013, 2015 dhe 2017, si dhe propozimet e ndryshme të partive politike në vend, propozoj kryerjen e disa ndryshimeve në këtë vendim si më poshtë:

1.Pjesë e objektit të veprimtarisë të Komisionit, të shtohen edhe cështkjet e sistemit zgjedhor në Shqipëri.

2.Objekti i veprimtarisë të Komisionit të mund të realizohet me disa faza, të cilat mund të përfshijnë pjesë të ndryshme të Reformës Zgjedhore.

3.Afati i veprimtarisë së Komisionit të zgjatet deri në datën 28 nëntor 2019”, shkruante Balla në kërkesën e tij./b.l/noa.al/