Loading...
Sulmi me thikë, Ernest Gjoka fal autorët: Më vjen keq për familjet e tyre
Transmetuar më 18-04-2019, 17:12

Ernest Gjoka, ish-trajneri i Vllaznisë, ka falur autorët e sulmit me thikë të ndodhur në shkurt të vitit 2018 gjatë kohës kur drejtonte ekipin shkodran.

Këtë deklaratë ai e ka bërë gjatë dhënies së dëshmisë në Gjykatën e Shkallës së parë në Shkodër për dy autorët e dyshuar të sulmit, Nehat Fojleka dhe Sehar Xhenje.

“Sapo dola nga stërvitja një djalë me kasketë në kokë m’u afrua dhe nxori një thikë dhe më sulmoi. Pastaj e godita edhe unë për t’u mbrojtur. Konflikte nuk kam patur por kur isha tek Vllaznia, kam patur probleme për futje futbollisti në lojë", tu shpreh Gjoka

Duke iu përgjigjur avokatëve mbrojtës të dy të akuzuarve, Gjoka tha se agresori nuk i kishte thënë asnjë fjalë, ndërsa me tej ka përsëritur se i ka falur që të dy djemtë.

"Më vjen keq dhe unë i kam falur edhe për familjet e tyre. S’më intereson fare sepse më është kthyer Shkodra në një stres shumë të lartë. Kur filloj e mendoj për çfarë ka ndodhur, sulmi ndaj meje dhe nuk gjej shkak, mua më vjen shumë keq", tha Gjoka.

Loading...
Loading...