Transmetuar më 18-04-2019, 17:09

Është arrestuar sot një person i shpallur në kërkim, që ishte dënuar me 10 vite burg për trafik droge.

Bëhet fjalë për Arif Çelën, 53 vjeç nga fshati Helshan i Hasit, që u arrestua nga autoritetet e Kukësit.

Ndaj këtij shtetasi Gjykata e Apelit të Krimeve të Rënda Tiranë, më 15 prill 2019  ka lënë në fuqi Vendimin Penal të Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Rënda Tiranë, e cila e ka dënuar me 10 vite burg.

Ai akuzohet për veprën penale "Trafikimi i lëndëve narkotike, kryer në bashkëpunim". /k.k/noa.al/