Loading...
Vdekja e çuditshme e një djali, rezultonte i humbur prej 2 vitesh
Transmetuar më 18-04-2019, 03:16

Forcat e policisë janë habitur, pasi më shumë se 2 vjet nga zhdukja, kanë gjetur trupin e një djali të ri, por zbulimi i tij erdhi në rrethana të çuditshme.

Djaloshi Ivan Klyucharev, 30 vjeç, ishte deklaruar i humbur nga familjarët, ndërsa policët në Rusi, kanë gjetur tashmë vetëm skeletin e tij.

Pranë skeletit të djalit, u gjetën pranga të shumta në numër dhe shumë pranë tij, një video-lojë seksi.

Autoritetet policore thanë se ende nuk po arrijnë dot të kuptojnë nëse kemi të bëjmë me vrasje apo vetëvrasje.

Detektivët rusë kanë ngritur disa pista për rastin. Ata shprehen se djali mund të ketë vrarë veten, duke qenë se ishte adhurues i lojërave ekstreme.

Tjetër pistë është se 30-vjeçari mund të jetë vrarë dhe skena e krimit është “krijuar” e çuditshme, për të lënë përshtypjen se është vetëvrasje.

Autoritetet ngritën edhe një tjetër pistë, atë të vrasjes me motive seksuale. Mirëpo, versioni kryesor është ai se 30-vjeçari u nis që më 2017 nga shtëpia e tij për një udhëtim të gjatë “mbijetese të egër”. Në vendngjarje, përpos prangave, u gjetën edhe bizhu të çmuara, tri zinxhirë metali dhe një libër.

Komiteti Hetimor i Rusisë tha se është vërtetuar se njeriu ishte anëtar i një komuniteti që praktikon aftësitë e mbijetesës në kushte ekstreme.

Megjithatë, për të zbuluar shkakun e vërtetë të vdekjes, është urdhëruar një analizë hetimore.

Klyucharev kishte udhëtuar thuajse në mbarë Rusinë, duke eksploruar deri pikat më të largëta të shtetit të madh rus.

Loading...
Loading...