Loading...
E bujshme, Hamdi Salihi rikthehet sërish në kombëtare
Transmetuar më 18-04-2019, 18:00

Ish-sulmuesi i kombëtare shqiptare të futbollit pritet të rikthehet sërish në skuadër, por këtë herë jo si lojtar.

Ai do të jetë pjesë e stafit teknik, teksa ende nuk dihet saktësisht roli që do të ketë.

Hamdi Salihi ka pasur një takim me trajnerin e ri të Shqipërisë, takim që erdhi menjëherë pas prezantimit të tij.

Salihi u tërhoq nga futbolli i luajtur pak ditë më parë.

Ai është një prej sulmuesve më të mirë të të gjitha kohërave për kombëtaren shqiptare. /k.k/noa.al/

Loading...
Loading...