Transmetuar më 18-04-2019, 18:15

Aktori Bradley Uells është qëlluar për vdekje në Edimburg të Suedisë.

Ai u vra në rrugën e Chester, të mërkurën në orën 20:00.

Policia ka konfirmuar se kemi të bëjmë me një vrasje nga persona që mbetet të paidentifikuar.

Një banor tha se i kishin treguar për dikë që ishte qëlluar në kokë dhe njerëzit ishin udhëzuar të qëndronin në ambiente të mbyllura kur rruga ishte e rrethuar.

Oficerët e armatosur janë dërguar në vendin e ngjarjes pas marrjes së "raporteve të shumëfishta" se ka patur të shtëna me armë zjarri.

Bradley Uells, 48 vjeç, njihet për rolin e tij në një episod të "Danny Dyer Deadlist", si edhe për rolin e gangsterit në filmin "Trainspotting T2". /k.k/noa.al/