Transmetuar më 18-04-2019, 18:54

Këshilli Kombëtar i Partisë Demokratike ka votuar pasditen e sotme propozimet e Kryesisë së kësaj force politike për sa i përket tre kushteve për zgjedhje.

Pas mbledhjes Basha përsëriti qëndrimin e përbashkët të opozitës së PD do të hyjë në zgjedhje vetëm kur të garantohet proces zgjedhor.

Ai tha se “kushti i parë është largimi i Edi Ramës që më pas të nisë dialogu me Partinë Socialsite”.

Po ashtu, Basha tha se në ditët në vijim do të paraqitet edhe propozimi për qeverinë tranzitore, për të nxjerrë vendin nga kjo krizë.

Sa i përket kushteve të opiztës, ato janë tre.

1.Partia Demokratike e Shqipërisë të regjistrohet në zgjedhje vetëm pasi të jenë krijuar kushtet për zgjedhje të lira dhe të ndershme. Situata aktuale politike në Shqipërisë, nuk mundëson standardet demokratike për zgjedhje të lira dhe të ndershme. Është provuar se Qeveria e Edi Ramës ka bashkëpunuar me  krimin e organizuar për blerjen e votave.

2.Partia Demokratike e Shqipërisë të mos lejojë mbajtjen e zgjedhjeve fasadë, që shkatërrojnë demokracinë dhe vullnetin e qytetarëve shqiptarë.

3.Të mandatojë Kryetarin e Partisë dhe Sekretarin e Përgjithshëm për të negociuar me partitë politike të opozitës marrëveshjen për garantimin e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme, mbrojtjen e interesit publik dhe formalizimin e aksionin opozitar për arritjen e këtyre qëllimeve. /k.k/noa.al/