Transmetuar më 18-04-2019, 19:16

Një shqiptar në Britani ka dalë përpara gjykatës pasi akuzohet për disa vjedhje.

Autoritetet thotë se ai ushtronte këtë “profesion” prej gati 10 vitesh dhe kishte grumbulluar shuma të konsiderueshme parash.

42-vjeçari, emri i të cilit nuk është bërë i ditur akuzohet për vjedhjen e shtëpive në periferi të Londrës, përgjatë 10 viteve.

Vlera totale që ai ka përfituar nga aktiviteti i paligjshëm shkonte rreth 1 milion paund.

Sipas akuzave, vetëm në një grabitje të kryer mes 24 shkurtit dhe 27 shkurtit 2017, në Atherton Drive, Wimbledon, bizhuteritë e vjedhura kapnin vlerën e 371 mijë paundëve.

Mary Atera, që ka ndjekur akuzat për shqiptarin, tha sot:

“I pandehuri kishte shënjestruar zona specifike dhe vjedhjet ishin kryer vetëm gjatë natës, ndërmjet orës 7 të darkës dhe 5 të mëngjesit.

Ai kryente kërkime shumë të hollësishme kur hynte në shtëpi, duke mbyllur gjithçka siç ishin, duke bërë që disa nga viktimat të mos kuptonin asgjë që ishin grabitur. Ai synonte stoli dhe para”. /k.k/noa.al/