Transmetuar më 18-04-2019, 20:52

Dua Lipa është pa dyshim një nga këngëtaret shqiptare më të suksesshme të momentin në skenat botërore.

Këngëtarja kosovare 2018-ën e ka pasur vitin e arritjeve më të mëdha në karrierën e saj.

Ajo u zgjodh në top pesëshen e këngëtareve në botë, sipas top-listës prestigjioze amerikane “Billboard”.

E megjithatë për suksesin e saj janë deshur vite të mëdha pune.

Mbrëmjen e djeshme ajo ka performuar në Kinë, e cila ka shkëlqyer me pamjen bardhë e zi në një ‘bodysuit’ Channel.

Këtë ajo e ka bërë të ditur në llogarinë e saj në Instagram, e cila ka publikuar edhe disa foto ku shfaqet tejet seksi.

“Faleminderit Channel që më kishit mbrëmë për të performuar në ekspozitën tuaj të trashëgimisë private në Shangai”, ka shkruar ajo krahas fotove./a.k/noa.al/