Transmetuar më 18-04-2019, 21:11

Ish-kryeministri Sali Berisha ka komentuar kërkesën e parlamentit holandez për të kthyer vizat për shqiptarët. Berisha këtë mbrëmje në ABC Neës, u shpreh se ky është një vendim dramatik për vendin tonë.

Sipas tij do të ketë vende të tjera që do të kërkojnë këtë gjë dhe ish-kryeministri e thotë se e ka nga burime të sigurta.

“Ky është një vendim dramatik për shqiptarët. Janë vende të tjera që po marrin në konsideratë për kërkesën për të vendosur vizat për shqiptarët.

E kam nga burime serioze që po konsiderojnë vendimin për ritkhimine vizave me Shqipërinë”, tha Berisha./a.k/noa.al/