Loading...
Kapet në kufi me drogë dhe armë, pranga reperit të njohur
Transmetuar më 18-04-2019, 21:50

Reperi Kodak Black u arrestua në kufirin amerikan i akuzuar për drogë dhe armëmbajtje pa leje, kur hyri nga Kanadaja.

Vendndodhja e 21-vjeçarit nuk dihej, pasi reperi kishte anuluar mbrëmë një koncert në Boston.

Ai u ndalua dhe u arrestua për mbajtjen e të paktën dy armëve dhe të një sasi marijuane, kur tentoi të kalonte doganën.

Reperi thuhet se është ende në paraburgim dhe duhet të paguajë 20 mijë dollarë.

Fansat e këngëtarit thuhet se e pritën për orë të tëra jashtë vendit ku do të mbante koncertin, para se stafi i tij të lajmëronte për anulimin.

Kodak nisi turneun “Dying to Live” më 14 mars, ku do të performonte në disa vende në Amerikë dhe Kanada. /k.k/noa.al/

Loading...
Loading...