Loading...
Tërmet 6 ballësh në Tajvan, tronditet kryeqyteti
Transmetuar më 19-04-2019, 01:31

Autoritetet tajvaneze kanë raportuar tërmetin 6.1 ballësh që ka goditur bregun lindor të ishullit.

Pamjet televizive treguan rrëshkitje të dheut.

Autoritetet në Taipei kanë raportuar për lëndime duke konfirmuar se janë plagosur 17 njerëz.

Tajvani është në vargun e defekteve sizmike rreth Oqeanit Paqësor, e njohur si Unaza e Zjarrit.

Shpesh është tronditur nga dridhjet, duke përfshirë një tërmet të vitit 1999 që vrau më shumë se 2300 njerëz.

Loading...
Loading...