Loading...
Qumështi i gjirit është ndryshe, nëse nëna është mbipeshë
Transmetuar më 19-04-2019, 08:25

Qumështi i gjirit është faktor kyç për të parandaluar obezitetin tek fëmijët. Por në përbërjen e tij rol thelbësor luan roli i nënës, pasi qumështi i një nëne mbipeshë është i ndryshëm nga ai i një nëne me peshë normale.

Ndryshimet në metabolitë e molekulave të vogla që janë të pranishme qumësht janë faktor risku për obezitetin e fëmijës.

Është kjo ajo që del në një studim amerikan të publikuar në revistën shkencore “American Journal of Clinical Nutrition”. Studimi u krye nga Joslin Diabetes Center dhe nga Universiteti i Oklahoma dhe Minnesota.

U analizua përmbajtja e qumështit të nënës te 35 gra të ndryshme për gjashtë muaj me radhë gjatë ushqyerjes së fëmijëve, shkruan noa.al.

Qysh në muajin e parë e deri në të gjashtin u gjetën mbi 10 metabolite që diferencojnë qumështin e nënave mbipeshë dhe obeze në raport me nënat normale dhe të dobëta.

Kështu rezultoi se nënat e shëndosha rrisin fëmijë me peshë mbi normalen. /a.y/noa.al

Loading...
Loading...