Loading...
Përplasje me armë në Irlandën e Veriut, vdes një gazetare
Transmetuar më 19-04-2019, 08:54

Një gazetare 29-vjeçare gjeti vdekjen si pasojë e një përplasje me armë në Londonderry, të Irlandës së Veriut. Gazetarja e cila po raportonte lidhur me trazirat, u qëllua me armë zjarri.

Paraprakisht nga hetimet e kryera dyshohet se të shtënat janë pjesë e një akti terrorist.

Disidentët republikanë të Irlandës së Veriut akuzohen se kanë shkaktuar vdekjen e reporteres së re, Lyra McKee, gjatë një revolte të nisur si pasojë e kontrolleve të kryera nga policia në lagjen e Creggan në Derry.

Manifestuesit hodhën molotov edhe në makinat Land Rover të policisë.

Zëvendës komisari i policisë së Irlandës së Veriut, Mark Hamilton deklaroi dyshohet për episod terrorist, ndërkohë që kanë nisur hetimet për vrasje, shkruan noa.al.

Një tjetër gazetare në vendin e ngjarjes, Leona O’Neill, tha se kolegia e saj u qëllua për vdekje, teksa po raportonte pranë një makine Land Rover të policisë. /a.y/noa.al

Loading...
Loading...