Loading...
Prostituonin vajzën 13 vjeçe në këmbim të dhuratave, prindërit nën akuzë
Transmetuar më 19-04-2019, 13:08

Prostituonin vajzën 13 vjeçe tek dy të rritur në këmbim të dhuratave dhe rimbushjes së telefonit. Tashmë prindërit e vajzës dhe dy burrat, akuzohen për abuzim seksual.

Hetimet po kryhen nga prokurori i Firenzers në Itali, Eligio Paolini, ndërsa ngjarja ka ndodhur në Pisano në vitin 2013.

Gjithçka u zbulua vetëm në vitin 2015, kur një nga dy meshkujt që abuzonin seksualisht me të miturën lajmëroi policinë me anë të një telefonate anonime.

Bëhet fjalë për një 70-vjeçar, i cili mësoi se krahas tij, e mitura jepej për marrëdhënie seksuale me konsensusin e prindërve edhe tek një mashkull tjetër.

Duket se i moshuari denoncoi gjithçka për motive xhelozie, pas rrëfimit nga e mitura, e cila në kohën e denoncimit ishte 15 vjeçe, shkruan noa.al.

Gjithmonë bazuar në hetimet e zgjatura për vite me radhë, rezulton se një nga të dyshuarit kishte kontaktuar me familjen, teksa çatonte në Facebook me nënën e vajzës.

Pas zbulimit të ngjarjes, e mitura ju dërgua një strukture për mbrojtjen e të miturve.

Detajet e ngjarjes u zbuluan në seancën gjyqësore të kësaj të enjteje. /a.y/noa.al

Loading...
Loading...