Transmetuar më 19-04-2019, 13:40

Fotografohet në pyll macja e rrallë e artë. Macja e pazakontë është parë për herë të parë në Tanzani, në sajë të kamerave të vendosura në kuadër të studimeve.

Kërkimet po bëhen nga studiues italianë, për tu thelluar në biodiversitetin e pyjeve në veriperëndim të Tanzanisë, në kufi me Ugandën.

Macja e artë e cila njihet si Caracal aurata, është shumë e rrallë dhe gjendet në pyjet e Afrikës Tropikale, ndërsa cilësohet si specie në rrezik.

Ajo shënjestrohet nga gjahtarët të cilët synojnë lëkurën e saj, shkruan noa.al.

Macja e artë ka përmasa mesatare dhe shkon deri në 14 kilogramë, ndërsa është e gjatë një metër e 30 centimetra, përfshi dhe bishtin. /a.y/noa.al