Transmetuar më 19-04-2019, 20:27

Në rubrikën "Shqipëria pa filtra", stafi i emisionit Boom ka udhëtuar drejt fshatit Zharnec të Divjakës aty ku jeton 13 vjeçarja Xhesilajda Çili.

Ne moshën 1-vjeçare Xhesilajda pati për herë të parë probleme me frymëmarrjen dhe prindërit e sjellin me urgjencë në QSUT. Mjekët si zgjidhje të vetme që vogëlushja të qëndronte në jetë i hapën pjesën e poshtme të laringut dhe aty i vendosën një pajisje “kanjul” me anë të së cilës 13-vjeçarja merr frymë.

Nëse kjo pajisje bllokohet atëherë vajza rrezikon jetën. Prindërit e kanë të vështirë që ta shohin vajzën teksa rritet me tub në laring, por nga ana tjetër e kanë të pamundur për ta dërguar jashtë Shqipërise, aty ku mund te gjejë shërim.

E ëma e 13-vjeçares: Që kur ka lindur ka lindur me problemin e laringut. Më thoshin që di ti kalojë gjatë rrijes, si të kalojë një vit.

Ajo u bllokua fare. Pa tubin nuk jeton dot, se ka pengesën lart dhe i bllokohet. Mjekët na thonë që vetëm jashtë shtetit mund të bëhet. Nga shoqet është e veçuar, nuk ma përkrahin, rri vetëm.

Ngaqë kollitet, ato nuk e përkrahin. I bëj thirrje spitaleve të na ndihmojnë se unë nuk kam mundësi ta çoj gocën jashtë shtetit.

Xhesilajda Çili: Nuk më përkrahin shoqet, se jam e sëmurë. Më thonë ti pse nuk shërohesh. Unë rri vetëm, kam turp. Dëshira ime është të shërohem, të iki me klasën në ekskursion, sepse tani nuk mund të iki.