Loading...
VIDEO/ Gjarpri i frikshëm piton del nga kafazi, tmerrohen banorët e lagjes
Transmetuar më 19-04-2019, 20:36

Një piton 5.4 metra i gjatë, pasi kishte dalë nga kafazi, u ngjit në çatinë e pronarit të tij, duke frikësuar shumë banorë të lagjes.

Banorët e tmerruar kanë thirrur policinë, e cila shkoi në vendin e ngjarjes.

Devin, pronari i gjarprit gjigant, kërkoi falje për incidentin.

Ai tha se pitoni i tij është miqësor ndaj njerëzve, por si mund ta besojnë banorët?

Dhe kur u pyet si doli gjarpri i frikshëm dhe tmerroi mëhallën, Devin tha se ai kishte harruar ta mbyllte kafazin kur ishte larguar nga shtëpia. /noa.al/

Loading...
Loading...