Loading...
Votoi partinë e gabuar, burri pret gishtin e vet
Transmetuar më 19-04-2019, 20:45

Një votues indian ka prerë gishtin e tij tregues pasi e kuptoi se kishte votuar për partinë politike "të gabuar".

Në një video që është bërë virale, Pawan Kumar thotë se ai votoi aksidentalisht për Partinë qeverisëse Bharatiya Janata (BJP).

Ai donte të votonte për një parti rajonale, por u hutua nga simbolet e shumta në makinën e votimit.

Pas hedhjes së votës, çdo gisht i treguesit të votuesve shënohet me bojë. Ai votoi të enjten (18 prill) në Bulandshahr, në shtetin verior të Uttar Pradesh. Kjo ishte faza e dytë e votimit në zgjedhjet e përgjithshme indiane.

"Doja të votoja për elefantin, por unë votova për lulen gabimisht", thotë Kumar në video. Ai i referohet simboleve të partisë të shfaqura në makinerinë e votimit pranë emrit të secilit kandidat. /k.k/noa.al/

Loading...
Loading...