Transmetuar më 19-04-2019, 23:13

Thonë që ata të cilët prodhojnë verë kanë një pasion të jashtëzakonshmë, por edhe ata që e konsumojnë nuk qëndrojnë pas.

Çmimet e shisheve të verës variojnë nga më të lirat e deri te ato më të shtrenjta.

Ka shumë elementë të cilët përcaktojnë çmimin e kësaj pije.

Rekordin për shishen e verës më të kushtueshme në botë, nuk e mbajnë as verërat e vreshtave franceze as ato të Toskanës, por Hungaria, vendlindja e verës së famshme Tokaj, një emër aspak i panjohur për dashamirësit e pijes alkoolike.

Prodhuesit e saj kanë nxjerrë në shitje një prodhim special të kësaj vere, të quajtur Royal Tokaj.

Ky prodhim përbëhet nga vetëm 18 shishe me 1 litër e gjysmë secila, dhe që arrin një vlerë prej 40 mijë dollarë.

Vlera rekord justifikohet nga prodhuesit me shijen karakteristike, teknikën e prodhimit dhe mundësinë e vjetrimit. /k.k/noa.al/