Transmetuar më 20-04-2019, 00:08

Instagrami është një nga rrjetet sociale që po fut në tregun e modelingut dhjetëra vajza simpatike nga Shqipëria, të cilat nuk ngurrojnë të “shesin” imazhin dhe format e tyre trupore për kompanitë reklamuese.

Postimet e tyre marrin mijëra pëlqime dhe një nga ato që po tërheq më shumë vëmendjen është kosovarja Arbenita Ismajli.

Ajo më shumë njihet si e dashura e reperit kontrovers Fero, por padyshim është një ndër shqiptaret më simpatike në botën e modelingut.

E kjo dëshmohet fare lehtë nëse hyn në faqen e saj në Instagram.