Loading...
Tiranë, gjendet i vrarë me armë zjarri një person pranë Parlamentit
Transmetuar më 20-04-2019, 00:30

Një person ka mbetur i vrarë nga plumb i një arme zjarri gare afër godinës ku zhvillohen seancat plenare të Kuvendit, raporton noa.al.

Viktima është një 50 vjeçar i identifikuar si Berndard Uka, thanë burimet policore.

Dyshimet janë se i ndjeri ka qëlluar veten me armë zjarrit rreth mesditës të së premtes, brenda në banesë, në afërsi të Parlamentit.

Burri 50 vjeçar nuk ka mundur t’i mbijetojë plumbit të marrë, pavarësisht se është dërguar pa vonesë në spital.

Policia pohoi se arma me të cilën i ndjeri dyshohet se vrau veten, i përkiste bashkëshortes së tij që është efektive policie.

Dyshohet që ngjarja të jetë aksidentale.

Loading...
Loading...