Transmetuar më 20-04-2019, 01:10

Furtunë edhe brenda të majtëve. Nuk ka paqe as në PS për emrat dhe ka nisur një luftë e fortë kundër kandidatëve të privilegjuar nga Rama për të kapur bashkitë.

Në prag të zgjedhjeve lokale të qershorit, Gjetan Gjetani, ish-deputet i PS, e konsideron kandidatin esocialist për Lezhën, deputetin Pjerin Ndreu, si të pabesë.

Ai shprehet se qytetarët para se të votojnë, duhet t’i bëjnë pyetje vetes se çfarë e lidh Pjerin Ndreun me Lezhën.

Gjetani komentoi kandidimin e Ndreut në këtë mënyrë: "Ai është kolegu im por nuk është miku im. Unë nuk kam miq ata që janë të pabesë. Qytetarët e Lezhës, duhet t’i bëjnë një pyetje vetes përpara se të shkojnë të votojnë, çfarë e lidh Pjerin Ndreun me Lezhën!"