Loading...
Zbulohet grupi i drogës, e shpërndanin në shkolla dhe lokale
Transmetuar më 20-04-2019, 09:48

Tre persona janë vënë në pranga në Dibër, pasi janë kapur duke shpërndarë drogë. Burime policore bëjnë me dije se kanë finalizuar operacionin e koduar “Dushaj”, ku janë goditur dy raste të tentativës për shpërndarje të lëndëve narkotike në doza të vogla në afërsi të shkollave si dhe në lokale, si dhe një rast për tentativë për kultivim të bimëve narkotike.

Si rezultat i operacionit nga Sektori për Hetimin e Narkotikëve në DVP Dibër në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Bulqizë, janë arrestuar në flagrancë shtetasit: Sh. D., 23 vjeç, banues në Dushaj, Njësia Administrative Fushë Bulqizë, A.Gj., 24 vjeç, banues në Qytet i Ri Bulqizë, G. D., 30 vjeç, banues në Qytet i Vjetër, Vajkal, Bulqizë.

Policia dispononte informacione se shtetasi SH.D, merrej me shpërndarje të lëndëve narkotike në doza të vogla në afërsi të shkollave si dhe përgatitej për të kultivuar bimë narkotike.

Gjatë kontrollit të ushtruar nga shërbimet e Policisë këtij shtetasi i’u gjetën rreth 10 doza me lëndë narkotike si dhe një sasi farash cannabis sativa për tu kultivuar.

Po në kuadër të operacionit janë arrestuar edhe shtetasit A.GJ dhe G.D, të cilët dyshohej se në bashkëpunim me njëri- tjetrin shpërndanin lëndë narkotike në lokale, ku gjatë arrestimit të tyre në një bar kafe në Bulqizë këtyre shtetasëve u është gjetur në tavolinë një qese ku brenda saj kishte lëndë narkotike të ndara në doza gati për shitje, rreth 30 doza.

Materialet i’u referuan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Dibër, për veprime të mëtejshme./b.l/noa.al/

Loading...
Loading...