Transmetuar më 20-04-2019, 13:19

Kushtet atmosferike të qëndrueshme do të diktojnë mot të kthjellët në të gjithë vendin. Herë pas here do të ketë kalime vranësirash të lehta, më të dukshme në zonat jugore-juglindore por pa reshje.

Pasditja dhe mbrëmja mbeten me kthjellime dhe vranësira të shpeshta në Bregdet dhe zonën e ulët por shira të dobët priten në Juglindje.

Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit mbeten kostante në mëngjes por rënie të lehtë sjellin orët e mesditës  duke luhatur vlerat ditore nga 6°C deri në 24°C.

Era do fryjë mesatare me shpejtësi 35 km/h nga drejtimi Perëndimor-Jugperëndimor duke krijuar në det dallgëzim 3 ballë./b.l/noa.al/