Loading...
Ushqimet që duhet të konsumojë nëna gjatë ushqyerjes me gji
Transmetuar më 20-04-2019, 14:40

Ushqyerja me gji është një fazë e rëndësishme si për foshnjën edhe për nënën, ndaj një rëndësi të veçantë ka ushqimi.

Nënat lehone këshillohet që të hanë peshk rregullisht, për shkak se ndihmon në zhvillimin e sistemit nervor të fëmijës.

Shumë i rëndësishëm është edhe konsumi i bulmetit, si qumështi, kosi dhe djathi.

Nuk duhet të mungojnë as karbohidratet komplekse të pranishme te buka, orizi dhe makaronat, të cilat janë burim energjie për trupin tonë.

Vaji i ullirit dhe ai i lulediellit janë gjithashtu mjaft të rëndësishme, për shkak se garantojnë furnizimin e nevojshëm me yndyrat e domosdoshme.

Frutat dhe perimet, por ato të stinës ama, janë mjaft të favorshme për të marrë sasinë e duhur të vitaminave, kripërave minerale dhe fibrave.

Finoku është shumë i rëndësishëm, për nënat që ushqejnë me gji, pasi luan rol thelbësor në rregullimin e sistemit hormonal të femrës. Sigurisht nuk duhet të mungojnë supat dhe lëngjet e frutave, shkruan noa.al.

Sa i takohet mishit, rekomandohet kryesisht ai i bardhë, por të jetë i pjekur mirë. Edhe vezët janë mjaft të dobishme për periudhën e ushqyerjes me gji, por nuk këshillohet të konsumohen më shumë se dy herë në javë. /a.y/noa.al

Loading...
Loading...