Transmetuar më 20-04-2019, 16:19

Myku është një lloj kërpudhe që zhvillohet tek ushqimet e freskëta. Shumë shpesh gjendet tek mishi dhe djathërat, por ndodh edhe tek perimet dhe zarzavatet.

 Shpesh zhvillohet në temperatura mes 15 dhe 30 gradë, por ndodh edhe në produktet që ruhen në frigorifer, siç mund të jetë salca.

 Në fakt ekziston myku i i mirë, ai i familjes së penicilinës, si ai që gjendet te djathi gorgonzola apo produkte të tjera që nuk dëmtojnë organizmin.

 Por ekziston edhe myku i keq, të cilit i duhet qëndruar larg, për shkak se dëmton organizmin dhe dëmet kryesore i lë në veshja dhe në aparatin tretës. Por mos u merakosni një sasi e vogël myku nuk iu bën dëm, nëse nuk jeni alergjik, kështu që mos u shqetësoni nëse e keni ngrënë aksidentalisht.

 Ushqimet me lagështi si frutat, salcat dhe djathërat, nuk duhet të konsumohen nëse zënë myk, as kur hiqet pjesa e tij. Ndërkohë ushqimet më kompakte, si karotat, djathi apo produktet e bëra me brumë të fortë, mund të konsumohen nëse eliminohet pjesa e mykut.

 Ndërkohë personat që vuajnë nga gurët në veshja dhe kanë aparatin urinar me baktere ose kandida, siç shkruan noa.al, duhet ta shmangin mykun, pasi mund të shkaktojë përkeqësim të shëndetit. /a.y/noa.al