Transmetuar më 20-04-2019, 17:00

Larja e dhëmbëve është një veprim të cilën të cilin e bëjmë çdo ditë, për tu kujdesur për higjienën e gojës, por duket jo gjithmonë e bëjmë në mënyrën e duhur.

 Secili ka zakonet e tij, ka nga ata që i lajnë sapo janë zgjuar, presin ti lajnë pas mëngjesit. Një pjesë e mirë e njerëzve e lagin furçën para se të vendosin pastën dhe të tjerë pas saj.

 Por pyetja që mundon shumë njerëz është, kur duhet lagur furça para apo pas pastës?

 Sipas doktorit anglez Nigel Carter, drejtor i Oral Health Foundation, fondacioni për shëndetin oral, furça nuk duhet lagur as para dhe as pas pastës.

 Arsyeja sipas tij është shumë e thjeshtë: uji dobëson fijet dhe i bën më pak efikase në pastrimin e dhëmbëve, shkruan noa.al.

 Natyrisht, ka nga ata që nuk bien dakord me Carter, por ai këmbëngul se kjo është ajo që kanë provuar studimet. Gjithashtu shton se është e domosdoshme që të lahen dhëmbët së paku dy herë në ditë për një kohë prej 2 minutash. /a.y/noa.al