Loading...
Kryepeshkopi katolik George Frendo, mesash për partitë: Mos e çoni kombin në vetëvrasje!
Transmetuar më 20-04-2019, 17:14

Kryepeshkopi katolik në Shqipëri, George Frendo, në mesazhin e tij për Pashkët, është ndalur të flasë për situatën politike në vend, ku ka dërguar mesazhe të rëndësishme për politikanët shqiptar.

Duke iu drejtuar besimtarëve, George Frendo u ka bërë një apel politikanëve që të gjejnë sa më shpejt një zgjidhje, për të parandaluar “vetëvrasjen e kombit”.

Sipas tij, sa më shumë të zgjasin mosmarrëveshjet, aq më të mëdha do të jenë pasojat.

"Dhe atyre që kanë autoritet politik i kujton se, në darkën e tij të fundit, pasi i lau këmbët e apostujve, u tha: “Ju dhashë shembull që, sikurse ju bëra unë juve, të bëni edhe ju”. Përfaqësuesit e popullit duhet të jenë shembull për popullin. Te dashur teleshikues, nga zemra ju uroj paqen e gëzimin e Krishtit. Gëzuar Pashkët", – thotë në deklaratën e tij Xhorxh Frendo.

“Po kremtojmë pashkët në një moment kritik dhe të tensionuar. Unë dua Shqipërinë dhe shqiptarët. U bëj apel që të gjithë politikanëve që kanë detyrë që të angazhohen në zgjedhje të drejta dhe të shqetësohen më shumë të shqiptarët. Sa më shumë të zgjasë, aq më të mëdha do të jenë pasoja. Nuk duam vetëvrasjen e kombit. Ato që merren me ndjenja hakmarrjeje, Krishti ju thotë “falini”. Atyre që protestojnë me shumë, Jezusi tha “ata që përdorin shpatën, nga shpata do të vdesin”. Ngjallja e Krishtit na jep shpresë dhe shpresa nuk na bën optimist, por realist dhe na jep kurajo për të zgjidhur probleme. Gëzuar Pashkët”, tha George Frendo.

Loading...
Loading...