Loading...
Po transportonin drogë, pranga dy shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut
Transmetuar më 20-04-2019, 20:05

Dy shqiptarë janë arrestuar nga policia e Maqedonisë së Veriut, pasi u kapën me një sasi lënde narkotike.

Me anë të një automjeti, ata po transportonin një sasi droge prej 45 kilogram.

Lënda narkotike u zbulua në pikën kufitare me Greqinë në Bogorodica.

Shoferi dhe pasagjeri akuzohen për shitjen e 34,6 kilogramë marijuanë dhe 9,8 kilogram hashash.

Drejtoria e Doganave në Maqedoninë e Veriut tha në një konferencë se, "dje në orën 12:30 në kalimin kufitar Bogorodica në dalje nga Maqedonia në një automjet me targa shqiptare i drejtuar nga shtetasi O.L dhe bashkudhëtari A.J. nga Shqipëria, doganierët gjatë kontrollit në dyshemenë e automjetit kanë gjetur 49 paketime me kanabis".

Shefja e shërbimit për luftë kundër kontrabandimit Liljana Zhivkoviç-Davitkova qartësoi se droga e gjetur ishte e destinuar për tregun në Greqi dhe Turqi, dhe ishte prodhuar në Shqipëri. /k.k/noa.al/

Loading...
Loading...