Transmetuar më 20-04-2019, 22:00
foto ilustruese

Një person është vetëplagosur me armë zjarri, çifte, mbrëmjen e sotme.

Ngjarja ka ndodhur në fshatin Gajush të Lezhës, në orën 21:10.

Protagonist i kësaj ngjarjeje ka qenë një 77-vjeçar i identifikuar me inicialet P.I.

Ai ndodhet aktualisht në spitalin e Lezhës.

Nuk dihen shkaqet që e çuan drejt aktit të rëndë.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të saj. /k.k/noa.al/