Transmetuar më 20-04-2019, 22:39

Një vajzë 11-vjeçare humbi jetën pak pasi kishte larë dhëmbët.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në Kaliforni, ndërsa prindërit e vogëlushes denoncojnë se tragjedia u shkaktua nga pasta e dhëmbëve.

Dyshimi prindërve duket se gjen mbështetje pasi mjekët thanë se vajza ka pasur alergji fatale, e cila u provokua nga pasta e dhëmbëve, me bazë qumështi, element ushqimor ky ndaj të cilit vajza ishte shumë alergjike.

Nëna e vogëlushes Denise Saldate, Monique Altamirano, ka treguar se e bija po lante dhëmbët në tualet në shtëpi bashkë me motrën 15-vjeçare, kur kjo e fundit doli nga banjo duke qarë dhe duke thënë se Denise nuk po merrte frymë.

Nëna tregon se kur hyri në tualet, pa vogëlushen me buzë blu. Në këtë situatë, ajo telefonoi menjëherë urgjencën teksa përpiqej t’i jepte frymë gojë më gojë, por fatkeqësisht Denisë vdiq nga mbytja.

Prindërit e vogëlushes nuk e kishin lexuar me vëmendje etiketën e kolinosit në të cilën shkruhej se kishte një proteinë me prejardhje qumështi. /k.k/noa.al/