Transmetuar më 21-04-2019, 09:12

Pak javë më parë këngëtarja Anjeza Shahini u bë nënë, duke sjellë në jetë vajzën e saj.

Tashmë që e ka marrë veten nga lindja dhe vogëlushja po rritet disi, Anjeza ka nisur të shijojë shëtitjet me të.

Kështu këtë të shtunë ajo ka ndarë me ndjekësit e saj në rrjetet sociale disa fotografi teksa shihet me vogëlushen në krahë.

Bie në sy se vogëlushja Victoria Kelis Connolly, është e veshur me fustan dhe mban kapele në kokë, teksa Anjeza shijon momentin duke e mbajtur në krahë.

Këngëtarja u bë nënë për herë të parë e vogëlushes Tori, si fryt i martesës me diplomatin anglez Paul Connolly. /a.y/noa.al