Transmetuar më 21-04-2019, 09:20

Besa Kokëdhima mbetet një nga këngëtaret më të dashura për publikun shqiptar dhe ndër më të komentuarat në media.

Ajo ka qenë prej vitesh në qendër të vëmendjes, por jo për jetën private pasi këtë pjesë e ka ruajtur hermetike.

Megjithatë e ftuar këtë të shtunë në “Xing me Ermalin”, Besa ka treguar për herë të parë si e do partnerin e saj.

Duke qenë se këngëtarja jeton në Francë, Ermali e pyeti nëse do e marrë bashkëshortin francez, por Besa e mohoi një gjë të tillë dhe tha se ai do të jetë vetëm shqiptar.

“Unë di një gjë, po e mora do e marr shqiptar”, u shpreh Besa dhe më pas tregoi një listë me gjërat që duhet të plotësojë mashkulli ideal për të.