Loading...
Fsheh 40 mijë euro në furrë, e fejuara i djeg duke gatuar
Transmetuar më 21-04-2019, 09:44

Përgatiti një strudel dhe teksa po e piqte në furrë, dogji 40 mijë euro të cilat i fejuari i kishte fshehur në furrën e sobës.

Paratë i përkisnin Alberto Vazzoler, ish-dentist në San Donà di Piave, në Venezia të Italisë.

Por 51-vjeçari po përballet me një proces gjyqësor për pastrim parash. Në sallën e gjyqit këtë të premte dëshmoi edhe komisari Vittorio Palmese, drejtues i hetimeve, duke dhënë detaje mbi ngjarjen.

Ndërkohë e fejuara e të pandehurit, Silvia Moro, deklaroi se “Bëra një budallallëk, vura të piqej strudeli, në furrën ku ishin fshehur 40 mijë euro”.

Incidenti i kripur, inatosi së tepërmi Vazzoler, i cili mbahej nën vëzhgim prej kohësh, për shkak se dyshohej për pastrim parash, shkruan noa.al.

Kështu në një bisedë telefonike me të fejuarën u zbulua erdhe incidenti i ndodhur në nëntor të vitit që lamë pas. /a.y/noa.al

Loading...
Loading...